Kuriozitet

Peshon afro 300 kilogramë, francezi nxirret nga shtëpia përmes vinçit

Alain Panabiere, që peshon afro 300 kilogramë, ishte bllokuar në katin e parë të shtëpisë së tij në Perpignan, zonë në Francën Jugperëndimore.

Për shkak të peshës, 53-vjeçari nuk mund të lëvizte përmes shkallëve. Që nga vjeshta e vitit të kaluar, ai ishte bllokuar në shtëpi, duke u kujdesur nga vëllai i tij për ushqim dhe pastrim. Panabiere ishte ulur në dysheme dhe raportohet se ka thyer këmbën.

Për këtë, kanë reaguar autoritetet franceze. Përmes një operacioni, ato kanë organizuar 50 persona, përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore duke përdorur një vinç për ta tërhequr të “bllokuarin”, shkruan dailymail.

53-vjeçari arriti të evakuohej duke u vendosur në një shtrat të përgatitur posaçërisht për peshën e tij dhe më pas u dërgua në spital, me ambulancë të veçantë.

Për t’u kujdesur për shëndetin e tij dhe stabilitetin e ndërtesës, autoritetet angazhuan shtylla metalike për mbajtje dhe banorët e lagjes i larguan përkohësisht.

{gallery}