Kuriozitet

“Infermieret zombie” pushtojnë Wuhanin

Banorët e Wuhanit e kanë harruar pandeminë dhe i janë rikthyer jetës normale.

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në një park të qytetit për të festuar festën e Halloweenit.

Turmat, të veshura me kostume të frikshme, përfshirë infermieret zombie, piratët dhe superheronjtë, festuan festën amerikane në qytetin me 11 milionë banorë që u konsiderua si epiqendra e virusit vdekjeprurës, shkruan A2news.

Koronavirusi, i cili është përhapur thuajse në të gjithë botën, besohet ta ketë origjinën nga një treg kafshësh të gjalla në Wuhan.

Image