Kuriozitet

Thirrja e 350 shkencëtarëve: “Le t’i shpëtojmë balenat nga zhdukja”

350 shkencëtarë nga mbarë bota janë bërë bashkë me një thirrje të vetme, për t’i shpëtuar balenat.

Shkencëtarë nga më shumë se 40 vende të botës bëjnë thirrje të shpëtohen edhe kafshë tjera që janë në rrezik të zhduken.

“Nëse nuk veprojmë tani, brezat e ardhshëm s’do të arrijnë t’i shohin këto krijesa”, thuhet në thirrjen e tyre ku flitet për balenat, delfinët, derrat e ujit e kafshë të tjera.

Sipas këtyre shkencëtarëve, mungesa e tyre po vërehet dukshëm prandaj kjo shkakton rrezik që ato të zhduken, raporton La Repubblica, transmeton KOHA.

Shkencëtari nga Universiteti Bristol në Mbretërinë e Bashkuar, Mark Simmonds, tha se ky është një momentum që duhet shfrytëzuar për t’u bërë thirrje njerëzve se balenat janë me të vërtetë në rrezik të zhduken përgjithmonë, prandaj, ato duhet shpëtuar.