Kuriozitet

Kina nis fushatën e “Pjatave të pastra” për të mos e çuar dëm ushqimin

Kina ka ndërmarrë disa masa të reja për të ulur shpërdorimin e ushqimit, pasi Presidenti Xi Jinping e quajti sasinë e çuar dëm të ushqimeve si tepër shqetësuese.

“Fushata e Pjatave të Pastra” vjen pasi Xi theksoi se COVID-19 i kishte “rënë ziles së alarmit” për ushqimin e hedhur poshtë. Ai shtoi se Kina duhej të “mbante një ndjenjë krize në lidhje me sigurinë ushqimore”.

Fushata, gjithashtu vjen pas disa javë përmbytjesh masive në të gjithë Kinën jugore, e cila la ferma të shkatërruara dhe ku u dëmtuan tonelata të mëdha prodhimesh.

Sidoqoftë, agjencia shtetërore e lajmeve kineze “Global Times” tha që këta faktorë nuk do të çonin në një krizë ushqimore, por që harxhimi i ushqimit duhet të merret seriozisht. Televizioni shtetëror kritikoi gjithashtu përdoruesit e rrjeteve sociale që filmojnë veten duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi.

Pas mesazhit të presidentit Xi, Shoqata e Industrisë Catering në Wuhan nxiti restorantet në qytet të kufizojnë numrin e pjatave të shërbyera për klientët, duke zbatuar një sistem ku grupet duhet të porosisin një pjatë më pak se sa persona janë. \ A2