Del në shitje vetura në të cilën është vrarë Tupac

Del në shitje vetura në të cilën është vrarë Tupac

26 shkurt 2017 15:02

Del në shitje BMW-ja, në të cilën është vrarë reperi i të gjitha kohërave Tupac Shakur, për 1.5 milion dollarë.

Një shtëpi e ankandit e ka vendosur për shitje modelin 750iL të BMW-së, transmeton Koha.net. Nuk do të mbahet ankand për këtë veturë, por ajo do ti shitet dikujt për 1.5 milion dollarë, raporton TMZ.

Të kujtojmë, producenti Suge Knight ishte i ulur në karriget e pasme të veturës dhe Tupac në ulësen e përparme kur u zunë në pritë në vitin 1996. Vetura ishte mbushur me plumba.

Tani, ky BMW 750iL është restauruar dhe është në gjendje shumë të mirë, si dhe të kaluara i ka rreth 150 mijë kilometra.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme