Kuriozitet

Ndajnë paratë e fituara nga lotaria pas paktit të bërë 30 vjet më herët

Miqtë e vjetër Joe Feeney dhe Tom Cook e kishin bërë një pakt në vitin 1992, të cilin e vulosën me shtrëngim dore, që nëse njeri nga ta do ta fitojë lotarinë në SHBA, do ta ndanin me njëri-tjetrin.

Pas afro 30 viteve, numrat u përputhën për Tomin, dhe ai e respektoi marrëveshjen, shkruan BBC.

Joe tha se ishte i habitur kur miku i tij thirri dhe i tha se po ndanin 22 milionë dollarë jackpot.

Të dy miqtë jetojnë në shtetin Wisconsin të SHBA-së.

“Urime Tomit, Joeit dhe familjeve të tyre” tha drejtorja e lotarisë së Wiscoinsin Cindy Polzin në një deklaratë. “Fuqia e miqësisë dhe një shtrëngim dore është shpaguar, jam e lumtur për ta. Dita e tyre fatlume ka ardhur”.

Shanset për të fituar jackpotin e lotarisë janë një në 292 milionë.

Të dy miqtë vendosën të marrin opsionin e parave të gatshme. Pas taksave, secili do të merr nga 5.7 milionë dollarë, transmeton KOHA.

Tom vendosi të del në pension pas fitimit ndërsa Joe është tashmë i pensionuar. Ata thanë se tani dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet.