Kuriozitet

Një kopsht zoologjik i krijuar nga pllakëzat lego

Descriptive Text

Muaj pas mbylljes globale të shkaktuar nga pandemia COVID-19, parqet dhe kopshtet zoologjike kanë filluar të rihapen dhe të mirëpresin vizitorët e tyre.

Megjithatë, pasi që njerëzit ende janë të kujdesshëm për t’u mbledhur në vende publike, udhëheqësit e parqeve dhe kopshteve zoologjike u detyruan të mendonin një mënyrë kreative se si të tërheqin më shumë njerëz që t’i vizitojnë këto vende, transmeton KOHA.

Kopshti zoologjik “San Antonio Zoo” në SHBA, ka gjetur një zgjidhje kreative. Ka vendosur disa kafshë të krijuara nga pllakëzat lego për të tërhequr vizitorët.

Pjesa më e mirë është se këtë kopsht, vizitorët mund ta shëtisin duke lëvizur me veturë.

Për më tepër, shikoni fotogalerinë.

{gallery}