Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

93-vjeçarja kërkon ndihmë në internet për përzgjedhjen e fustanit të nusërisë

Sylvia Martin 93 vjeçare, do të martohet me shokun e saj të ‘përjetshëm’ siç e ka quajtur ajo, Frank Raymond 88 vjeçar.

Çifti kanë planifikuar që martesën ta bëjnë në muajin korrik, megjithatë Sylvia ka rënë në dilemë për përzgjedhjen e fustanit të saj, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë, ajo ka vendosur që fotografitë me disa lloje të fustaneve të nuserisë t’i shpërndajë në rrjetin e saj social Facebook, me ç’rast ka kërkuar ndihmë se cili i rri më mirë për ta veshur në ditën e saj më të veçantë.

Sylvia nga Australia, ka refuzuar që të martohet përsëri gjatë këtyre viteve pasi burri i saj i parë kishte vdekur në moshë shumë të re, kur edhe ajo ishte në moshë të re, ndërsa për të dukej mungesë respekti nëse do të martohej përsëri.

Por takimi me Frankun, siç duket asaj i ka ndryshuar krejtësisht jetën dhe planet. Edhe pse në moshë të shtyrë, çifti planifikojnë martesë gjatë muajit korrik.

{gallery}