Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kina zbulon trenin që ec në “hekurudhë” virtuale

Kina ka zbuluar një tren që ec në binarë virtual si përpjekje për ta rritur përdorimin e transportit publik në qytetet e mëdha, transmeton koha.net.

Ky tren i ri është prezantuar në provincën kineze Huan të Zhuzhou, ndërsa thonë se ky tren nuk ndot ambientin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Korporata kineze hekurudhore ka filluar dizajnimin e sistemit të ri qysh në vitin 2013, ndërsa thonë se do të fillojë të operojë në vitin 2018.

Treni përdor rrota gome me një bërthamë plastike dhe ka teknologji të re të korporatës kineze hekurudhore. Që do të thotë se këta trena mund të drejtohen automatikisht pa shina.