Tunelet sekrete të Maltës

Tunelet sekrete të Maltës

26 shkurt 2017 08:19

Kur Albert Dimeeh u njoftua me ekipin e gazetës “Guardian”, në vend se të prezantohej më hollësisht, tha: “Më ndiqni”.

Dimeeh kishte ftuar Leanne Wijnsman dhe mua që të takoheshim me të në qendër të Valetës, kryeqytet i Maltës dhe kryeqytet i kulturës evropiane, për vitin e ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”. Wijnsma ishte ftuar prej fondacionit “Valeta 2018”, që të krijonte një vepër artistike për botën nëntokësore të qytetit mesdhetar dhe Dimeeh ishte pika jonë referuese e kontaktit.

Arritëm me disa minuta vonesë dhe po gulçonim prej ngutjes, teksa po shinim turistët që po shijonin akulloret në diell dhe po shkrepnin aparatet para ndërtesave të dendura vertikale. Dhe Dimeeh nuk humbi shumë kohë, por shumë shpejt mori celularin dhe u sigurua në gjuhën malteze se do të kishim qasje në ndërtesën e caktuar.

Verë edhe në kohë lufte

Ai po na printe drejt një hyrjeje, përreth së cilës ishin disa qese najloni, të cilat i shkelmoi dhe kaloi nëpër hyrjen e ngushtë para se të dilte te shkallët spirale.

“Këtë tunel e kanë zbuluar vetëm para disa vitesh”, theksonte ai teksa po lëshohej shkallëve. Dhe derisa krahët na fërkoheshin për muret me tulla të tunelit, pamë se kishte gërvishtje që sigurisht se të kujtonin punën e punëtorëve gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme