Kuriozitet

Qen të stërvitur për të mbrojtur nga zhdukja rinoqerontët nga gjahtarët e paligjshëm

Descriptive Text

Rinoqerontët janë kthyer në specie në rrezik zhdukje për shkak të gjuetisë së paligjshme. Së fundmi në Afrikën e Jugut po stërviten kope me qen, në mënyrë që të ndalohen këto gjahtarë.

Një kope qensh të trajnuar për të mbrojtur jetën e egër në Afrikën e Jugut, raportohet të kenë shpëtuar deri tani 45 rinoqerontë nga gjahtarët e jashtëligjshëm.

Qentë e racave të ndryshme janë përdorur për të mbrojtur speciet e rrezikuara për të qenë objektiv i gjuetie. Sipas mediave të huaja, siç transmeton TCH, ata janë trajnuar që këlyshë edhe pas 18 muajsh kanë filluar “misionin” e tyre.

Image