Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Princesha shurdhon me revole kryeministrin e Belgjikës

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel është shurdhuar pjesërisht pasi princesha belge ka shtënë me revole afër veshit të tij.

Në fotografinë e publikuar shihet reagimi i Michel derisa Princesha Astrid po shtinte me revole si shenjë për fillimin e një gare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai të martën ka bërë disa kontrolle mjekësore dhe ka anuluar paraqitjen e tij në parlamentin belg.

Zëdhënësi i tij ka thënë se Michel ka pësuar nga tinitusi që përshkruhet si fishkëllimë në vesh.

Princesha Astrid, 54-vjeçare, është motra e vogël e King Philippe. Ajo mori pjesë në garën e vrapimit me shteg 20 kilometra. Ajo nisi garën vetëm pasi shtiu me revole.