Kuriozitet

31 maji ndër vite

31 maji është dita e 151-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e mërkurë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

Dita Botërore pa Duhan është një ditë që i kushtohet luftës kundër duhanit. Mbahet që prej vitit 1987 çdo 31 maj.

1911 – Nisi nga Anglia udhëtimin e parë e të fundit anija-legjendare, Titaniku, e cila u fundos pas përplasjes më një shkëmb akulli gjigant gjatë këtij udhëtimi.

1924- Bashkimi Sovjetik nënshkruan marrëveshje me qeverinë e Pekinit.

1935- Tërmet në Pakistan, vdesin 40,000 njerëz.

1973 – Senati amerikan voton për të ndërprerë fondet për bombardimin e caqeve të Khmer Rouget brenda Kamboxhisë, duke përshpejtuar fundin e Luftës civile në Kamboxhi.

1977 – Përfundohet sistemi naftësjellës Trans-Alaska.

1981 – Djegia e librarisë Jaffna, Sri Lanka, Ishte një nga shembujt e dhunshëm të shkullit XX.

1985 – 41 tornado godasin Ohion, Pennsylvania, New York, dhe Ontarion, duke lënë 76 të vdekur.

1985 – Metilenedioksidmetamfetanina (MDMA), e njohur si ekstazi bëhet substancë e ndaluar në SHBA.

1987 – Athena 98.4 FM, radio stacioni i parë privat, fillon punën e tij në Greqi.

2010 - Izraeli sulmon anijet e ndihmave, mbi 10 të vdekur

2017- Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, i cili do të organizohet nga sot, 31 maj 2017, do të njoftojë publikun e Beogradit me skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës.

2017- Ambasadori Delawie i drejtohet të pranishmëve me rastin e organizimit të punëtorisë për kapacitetet e forenzikës së Policisë dhe Prokurorisë i dezajnuar për tu dhënë qasje Kryeprokurorëve nga e tërë Kosova në kapacitetet, akreditimet dhe qertifikimet e fundit të Agjencionit të Forenzikës.

2017- Hapet fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhje të parakohshme të 11 qershorit.