Kuriozitet

Protestues me biçikleta kundër masave të qeverisë sllovene

Mijëra protestues me biçikleta kanë dalë rrugëve të kryeqytetit të Sllovenisë, Lubjanës, për të protestuar kundër masave të qeverisë.

Protestat pasojnë pas akuzave për korrupsion të qeverisë sllovene në blerjen e maskave për fytyrë dhe ventilatorëve, që bëri bujë muajin e kaluar, raporton The Guardian.

Qeveria ka mohuar veprimet, por protestuesit akuzojnë qeverinë që përdori si pretekst koronavirusin për të kufizuar lëvizjet.

Sllovenia ka konfirmuar 1.450 raste të koronavirusit dhe 100 vdekje, dhe ka prezantuar masa bllokimi në mes të marsit.