Kuriozitet

Kjo ndodh vetëm në Montreal: Punëtorët nuk largojnë veturën për të shtruar rrugën

Montreal është qyteti më i madh në provincën Quebec të Kanadasë, ndërkaq vendi i dytë më i populluar në Kanada pas Torontos.

Megjithatë, njerëzit në Montreal njihen edhe për shakatë e tyre kur bie fjala tek ndërtimet në qytet, transmeton Koha.net.

Fotografia e mëposhtme e tregon më së miri këtë gjë.

Image

Teksa punëtorët ishin duke e shtruar rrugën në Bulevardin “René Lévesque”, shumë pranë trotuarit gjendej një veturë, të cilën ata nuk kishin kërkuar ta lëvizin por që rrugën e shtruan përreth saj.

Pas kësaj, në rrjetet sociale shpërtheu humori duke thënë se ky rast qoi gjërat në një nivel tjetër në Montreal.

Një koment në twitter në lidhje me këtë rast ishte se Montreali meriton një slogan të ri.

“Montreal- Aty ky punimet në rrugë nuk përfundojnë kurrë”.