Kuriozitet

Fansi kosovar i Romës i vë djalit emrin Totti

Dashuria e madhe për legjendën e Romës, Francesco Totti, ka detyruar një shqiptar t’ia vë emrin Totti djalit të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e tifozëve shqiptarë të Romës në Facebook.

“Këto foto na vijnë nga një shqiptar prej Kosovës. E veçanta është që djalit të vet i ka vënë emrin Totti. Totti Krasniqi... Kjo është dashuri!!!”, thuhet në përshkrim të fotografive të djaloshit.

{gallery}

Totti i dha fund karrierës si futbollist të dielën, pas 24 vjetësh te Roma.