Kuriozitet

Dy mace rezultojnë pozitive me koronavirus

Dy mace në New York të SHBA-së kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Ato kanë simptoma të lehta/buta dhe me shumë gjasë e kanë marr virusin nga pronarët e tyre. Nuk ka dëshmi që kafshët mund t’ua transmetojnë virusin pronarëve të tyre.

Këto mace janë në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në New York, raporton The New York Times.

Rezultimi pozitiv i maceve nuk do të thotë që ato do ta kenë të njëjtën sëmundje si njerëzit, në kuptim të keqësimit të simptomave dhe nuk do të thotë që ato mund t’ua transmetojnë virusin njerëzve. Testet për kafshë nuk janë të njëjta si ato për njerëz, kështu që asnjë njeri nuk është privuar nga e drejta për t’u testuar për arsye të maceve, transmeton KOHA.

Veterinerët kanë marr mostra nga të dyja macet të cilat janë testuar në një laborator privat. Pronarët e maceve fillimisht i kanë dërguar ato në laborator për arsye se kanë pasur simptoma të infeksionit respirator. Vetëm pronari i maces ka rezultuar pozitiv në koronavirus, dhe asnjë anëtar tjetër në shtëpi.

Disa mace të tjera gjithashtu kanë rezultuar pozitive për koronavirus, dhe një tigër ditë më parë në kopshtin zoologjik të Bronksit.