Kuriozitet

Numër rekord i breshkave të rralla të ujit në Tajlandë pas ndalimit të turistëve

Pas ndalimit të turistëve në plazhet popullore të Tajlandës, numri i breshkave të ujit që kanë çelur nga vezët në bregdet ka qenë më i madh se çdo herë tjetër.

Drejtori i Qendrës Biologjike Detare të Fuketit, Kongkiat Kitivatanavong, tha për Reuters se kanë gjetur 11 fole me vezë, që nga muaji nëntor, numri më i lartë në 20 vitet e fundit.

Pasi monitoruan vezët për dy muaj, në mars, stafi i parkut kombëtar të Fanga Nga gjetën 84 breshka që sapo kishin dalë nge vezët.

Breshkat e ujit “me kurriz lëkure”, siç quhet kjo specie e kësaj zone, i shtrojnë vezët në zona të errëta dhe pa lëvizje.

Kjo gjë ndodhte shumë rrallë kur plazhet frekuentoheshin nga turistët.

Veç kësaj, njerëzit i mbledhin vezët edhe për konsum ushqimor, ndaj mungesa e tyre ka bërë që breshkat t’i shtrojnë vezët në mënyrë më të sigurt.

Tajlanda ka raportuar 2765 raste coronavirusi dhe 47 vdekje. Në të gjithë vendin janë të ndaluara fluturimet deri në fund të muajit prill.