Kuriozitet

Gjatë karantinimit doli të punonte në oborr, gjeti “të varrosur” një veturë që daton nga viti 1950

Një veturë e vjetër e markës Ford Popular, është zbuluar nën dhe në Yorkshire të Anglisë.

John Brayshaw, pronari i një shtëpie në këtë qytet, gjatë karantinimit doli të punonte në oborrin e tij. Aty, gjatë punëve që bënte, hasi në diçka të pazakontë, shkruan BBC.

Image

Një veturë që daton nga viti 1950, e zbuloi “të varrosur” në oborrin e tij.

“Nuk është diçka që e gjen çdo ditë, me një fjalë, është mu në mes të oborrit tim”, u shpreh Brayshaw.

Brayshaw thotë se “është thjesht e çuditshme se si përfundoi këtu”, transmeton Koha.

Ai ka bërë thirrje që kushdo që mund të ketë ndonjë informacion për këtë rast, të shkojë ta takojë atë. Tha se vetura, me ngjyrë hiri, ishte thuajse e paprekur fare madje kishte edhe targën e regjistrimit.

“Do të doja ta nxirrja jashtë këtë veturë por nuk e di se sa është e përdorshme tash”, u shpreh ai.

Image

Flitet, se mund të ketë qenë veturë ushtarake.

Një veturë e tillë e tipit Ford Pop është krijuar në Angli midis viteve 1953-1962.

Në kohën e tyre, kjo veturë shihej rrugëve pothuajse çdo ditë.

Image