Kuriozitet

Art me tapa plastike, gjyshja ruse shndërron shtëpinë në Galeri Arti

Me moton “Çfarë është e pavlerë për dikë, mund të jetë një thesar për dikë tjetër”, një gjyshe ruse ka përdorur tonelata tapa shishesh plastike, duke e shndërruar shtëpinë e saj në fshat, në një atraksion turistik.

Ko është Nina Krinitsina, një pensioniste e cila që nga viti 2013 ka krijuar këto kryevepra që shihni në formën e mozaikëve. Ajo ka dekoruar me më shumë se 1 mijë tapa shtëpinë e saj, në fshatin Makarye, 850 kilometra në lindje të Moskës.

“Më qetëson. Më qetëson nervat”, thotë Krinitsina, duke shtuar se ajo kalon çdo minutë duke punuar me mozaikët e saj, duke e shndërruar shtëpinë në një atraksion turistik lokal, ku familjet sjellin fëmijë të vegjël për t'u njohur me krijimet e saj.

Ideja fillestare ishte e nipit të saj, e cili e ndihmoi që të kërkonte dizajne të ngjashme në internet. Artistja amatore ka tanimë mbi tridhjetë punë, kryesisht të frymëzuara nga përrallat ruse dhe karikaturat klasike sovjetike, të gozhduara në muret e shtëpisë së saj dhe në të gjithë kopshtin e saj.