Kuriozitet

Dy gjirafat e rralla në Kenia vriten nga gjuetarët

Dy gjirafa jashtëzakonisht të rralla, me ngjyrë të bardhë që gjendeshin në Kenia të Afrikës, janë vrarë nga gjuetarët.

Autoritetet kanë gjetur një tjetër gjirafë të tretë, e cila ishte ende e gjallë. Mendohet të jetë e vetmja e llojit të tillë në botë, transmeton Koha.

Leucism, është tipi i lëkurës që ka kjo gjirafë, dhe kishin dy të ngordhurat, dhe bën që qelizat e tyre të mos kenë pigment, raporton BBC.

Lajmet për këto gjirafa u përhapën në gjithë botën në vitin 2017, kur ato u fotografuan për herë të parë.

Kryetari i Komunitetit, Mohammed Ahmednoor, tha se motivi i vrasjes ende mbetet i paqartë.

“Kjo është një ditë shumë e trishtuar për komunitetin e Ijara dhe Kenias në tërësi. Ne jemi komuniteti i vetëm në botë që jemi kujdestarë të gjirafës së bardhë", tha Ahmednoor në një deklaratë për media.

“Vrasja e saj është goditje në hapat e jashtëzakonshëm të ndërmarrë nga komuniteti për të ruajtur specie të rralla dhe unike dhe një thirrje zgjimi për mbështetje të vazhdueshme për përpjekjet e ruajtjes së tyre”. shtoi ai.