Alabama ekzekutoi të premten një të dënuar 75-vjeçar, që ka kaluar më shumë se tre dekada në pritje të ekzekutimit duke u përballur me shtatë data të shtyra më herët, pasi u dënua për vrasjen e bashkëshortit të të dashurës në 1982.
Thomas Arthur, u ekzekutua me injeksion në mesditë në burgun e Alabamës e sipas zyrtarëve, gjithçka kaloi pa komplikacione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u ekzekutua menjëherë pasi Gjykata Supreme amerikane rrëzoi pezullimin e ekzekutimit të tij pas shqyrtimit të plotë të argumenteve të avokatëve.
Këta të fundit kishin argumentuar se përdorimi i Midazolamit gjatë injeksionit vdekjeprurës ishte anti-kushtetues. Arthur është personi i 12 i ekzekutuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i pari që ekzekutohet në Alabama.