Kuriozitet

​Japonezi vodhi 5.800 ulëse biçikletash për të luftuar stresin

Japonezi Hiroaki Suda, 57 vjeç, është arrestuar nga policia në Osaka, pasi akuzohet se ka vjedhur rreth 5.800 ulëse biçikletash.

Suda, një shofer kamioni, u arrestua më 13 shkurt, pasi një kamerë sigurie e kapi duke vjedhur dy ulëse biçikletash. Po ashtu, u kap nga kamerat më 29 dhe 30 nëntor në një stacion treni dhe një parking për biçikleta në Higashiosaka, njofton KP-ja.

Suda ka pranuar akuzat.

"Unë fillova të vidhja ulëset e biçikletave rreth 25 vjet më parë në Tokio dhe Osaka për të lehtësuar stresin në punë dhe gradualisht, mbledhja e tyre doli të ishte argëtuese", ka thënë ai në Gjykatë.

Policia u befasua kur kapi ulëset e biçikletave dhe dyshon se Suda i vodhi ato ndërsa po udhëtonte nga qyteti në qytet si shofer kamioni.