Kuriozitet

Birra Corona pëson humbje të mëdha shkaku i koronavirusit

Foto: Getty Images

Birra Corona nuk ka bërë asnjë ndryshim në marketingun e saj, pavarësisht ngjashmërisë me emrin e virusit - Koronavirusin.

Dy sondazhe të realizuara gjatë kësaj jave tregojnë se brendi i Coronës është duke vuajtur nga buja negative, shkruan CNN.

Kompania “5W Public Relations” thotë se 38 për qind e amerikanëve nuk do të blejnë birra Corona në asnjë rrethanë për shkak të përhapjes së koronavirusit, dhe 14 për qind prej tyre nuk do të porosisnin birrë Corona në publik.

Në sondazh janë përfshirë 737 persona që konsumojnë birrë në Amerikë.

Në një sondazh tjetër të kryer nga “YouGov”, është gjetur se synimi i konsumatorëve për të blerë birrë Corona është në pikën më të ulët në dy vitet e fundit.

Sondazhi tregoi gjithashtu se rezultati i bujës për Corona, një metrikë që mat favorizimin, ka pësuar rënie të ndjeshme që nga fillimi i vitit.

Kompania e verërave “Constellation Brands” thotë se vlera e aksioneve ra për katër për qind të premten, dhe 8 për qind të enjten, gjithashtu i gjithë tregu i aksioneve ka rënë ndjeshëm pas rritjes së frikës nga përhapja e koronavirusit.

Ditë më parë është raportuar se birra Corona ka pësuar humbje rreth 153 milionë euro për shkak të koronavirusit.

Deri më tani afër 3 mijë viktima janë shënuar shkaku i koronavirusit në nivel global, derisa mbi 83 mijë janë prekur.