Kuriozitet

Gruaja “martohet” me stacionin e trenit

Descriptive Text

Një grua është “martuar” me stacionin e trenit të cilin e ka dashur për 36 vjet dhe thotë se kanë bërë dashuri me mendje, transmeton koha.net.

45-vjeçarja Carol Santa Fe thotë se është në dashuri me stacionin e trenit Santa Fe në Kaliforni prejse ishte nëntë vjeçare.

Punonjësja vullnetare nga San Diego kalon 45 minuta në autobus për të ardhur te stacioni për çdo ditë për të shpenzuar kohë me ndërtesën, të cilën e quan Daidra.

Edhe pse “martesa” nuk është e ligjshme, Carol thotë se ajo bën dashuri me ndërtesën veç “mendërisht” dhe e përshkruan vetën si person që tërhiqet seksualisht nga objektet.

Dhe ajo këtë nuk e ka zbuluar derisa i ka mbushur 40 vjet, kur ka kërkuar në internet “Unë jam në dashuri me një ndërtesë”.

{gallery}