Kuriozitet

Rrëfenja për macen

Në emisionin e radhës të Progamit Fluturues të Fëmijëve në KTV fëmijët kanë pasur rastin të mësojnë për macen.

E veçanta e maces është se është e vetmja nga familja e saj që është kafshë shtëpiake dhe jeton me njerëzit.

Njerëzit e vlerësojnë për shoqëri dhe për aftësinë për të gjuajtur brejtës.
Ato kanë dhëmbë shumë të veçantë për të vrarë prenë dhe për të shqyer mishin. Dhëmbët u shërbejnë për të prerë mishin si me gërshërë.

Macet kanë edhe karakteristika të tjera . P.sh gjuha e maces ka pjesë të ngritura të mprehura,të cilat u shërbejnë për të krehur leshin e tyre dhe për ta pastruar atë. Maja e hundës së tyre është e fortë, për të mos u dëmtuar kur ato nuhasin materiale të forta.

E, macet komunikojnë përmes mjaullitjes, nuhatjes, gërhitjes si dhe gjuha e trupit është specifike te macet. A e keni ditur, që macet veshët e tyre i lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri. Për shkak të kësaj lëvizshmërie, macet trupin mund ta lëvizin në një drejtim, kurse veshët në një drejtim tjetër.

Macet i kanë veshët të drejtë dhe i kthejnë mbrapa kur frikësohen, kur janë duke luajtur apo për të dëgjuar ndonjë tingull që vjen nga pas tyre.