Kuriozitet

Luajti rolin e të sëmurës me koronavirus dhe i shpëton përdhunimit

Pekin, 5 shkurt – Paniku i përgjithshëm për shkak të koronavirusit i ka ndihmuar një gruaje nga Kina për t’i shpëtuar përdhunimit.

Viktima i ka thënë sulmuesit, i cili ishte futur në shtëpinë e saj dhe ishte përpjekur ta përdhunonte, se ishte nga Wuhani dhe se ishte me koronavirus, për pasojë ai kishte ikur, por jo para se t’ia merrte rreth 400 euro, transmeton Koha.net njoftimin e publikuar nga Daily Mail.

Kinezja, të cilën policia e ka quajtur vetëm si Ji, gjatë sulmit shtirej duke u kollitur dhe bërtiste se sapo ishte kthyer nga Wuhani dhe se ishte në karantinë sepse kishte koronavirus.

Ngjarja ka ndodhur të premten e shkuar në qytetin Jingchan, jo larg Wuhanit, epiqendrës së epidemisë së koronavirusit.

Pasi kishte ikur Sijau, Ji menjëherë kishte njoftuar policinë, e cila ishte vënë në ndjekje të tij, përcjell Koha.net raportimin.