Kuriozitet

Zbulohet tuneli më i gjatë i kontrabandës në kufirin SHBA-Meksikë

Descriptive Text

Zyrtarët amerikanë thanë se kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës të parë ndonjëherë, në kufi me Meksikën.

Me një gjatësi prej 1,313 metrash, tuneli ka ashensor, sistem të kullimit dhe ventilimit të ajrit dhe kabllo elektrike me tension të lartë.

Tuneli lidh një zonë industriale në qytetin Tijuana të Meksikës me zonën e San Diegos në Kaliforni, ndërsa autoritetet, deri më tash, nuk kanë arrestuar dikë, as nuk kanë gjetur drogë. Nuk dihet se kush mund të fshihet pas tunelit.

Por, kartela meksikane Sinaloa, e përshkruar nga Qeveria amerikane si një nga organizatat më të mëdha të trafikimit të drogës në botë, operon në atë zonë.

Themeluesi i saj, Joaquin "El Chapo" Guzman, është duke shërbyer dënimin me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

{gallery}