Kuriozitet

Eclipse, qeni që përditë shkon vetë me autobus për të luajtur në park

Eclipse, është një qen që nuk ka nevojë fare për përkujdesjen e njerëzve.

Ajo largohet vet nga shtëpia e saj çdo ditë në Seattle, Washington, dhe merr autobusin për të shkuar në parkun e qenve, shkruan mediumi britanik “Mirror”. Aty qëndron për disa orë për të ushtruar dhe krijuar shoqëri të re.

Image

Kur përfundon, shkon te stacioni i autobusit për t’u kthyer përsëri në shtëpinë duke përdorur biletën që e ka të varur në rripin në qafë, transmeton Koha.net.

E tëra kjo ka filluar kur pronari i Eclipset, Jeff, e ka dërguar njëherë në këtë park dhe pastaj në stacionin e autobusit kanë pritur gjatë derisa Jeffi ka përfunduar cigaren kur ka arritur autobusi.

Në një postim në Facebook, i cili ka marrë mbi 290,000 shpërndarje, Robbie Lauren ka thënë se Jeffi shpejt e kuptoi që Eclipse e ka mësuar këtë rutinë sikur shputën e vetë dhe se ai shpejt e besoi atë për të shkuar vet, duke ditur se do të kthehej “çdoherë disa orë më vonë”.

Image

“Të gjithë shoferët e autobusit e njohin atë dhe ajo i bënë ata të qeshin”, ka shkruar Lauren, duke shtuar se “dhe shumë nga pasagjerët e rregullt kënaqen duke e takuar atë çdo ditë dhe shpesh i ulen afër”.

Madje, Eclipse ka edhe faqen e vetë në Facebook, me emrin “Eclipse Seattle’s Bus Riding Dog” me rreth 50,000 fansa që shpërndajnë fotografitë e tyre me këtë qen të popullarizuar.