Kuriozitet

24 maji ndër vite

24 maji është dita e 144-të e vitit në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e mërkurë.

Më poshtë, mund të lexoni disa ngjarje të cilat bënë histori e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme, transmeton Koha.net.

1218 – Kryqëzata e pestë niset nga Akra e Palestinës për në Egjipt. Synimi i tyre ishte të merrnin Kajron.

1607 – 100 kolonë anglezë zbarkojnë në Jamestown, kolonia e parë angleze në Amerikë .

1621- Shpërbëhet formalisht Unioni Protestant.

1626 – Peter Minuit blen ishullin e Manhatanit nga indianët për 60 guilder holandeze. Minuit ishte guvernator holandez kolonial i Nju-Amsterdamit, sot Nju-Jork.

1961- Qipro i bashkohet Këshillit Evropian.

1689 – Parlamenti anglez miraton Aktin e Tolerancës për Mbrojtjen e Protestantëve. Katolikët u lanë jashtë këtij pakti, qëllimisht.

1832 – Mbretëria parë e Greqisë shpallet në Londër nga Konferenca e Fuqive të Mëdha (Britani, Francë, Rusi cariste).

1883 – Ura e Brooklynit në New York City hapet për trafikun. Për ndërtimin e saj u deshën 14 vjet. Ura lidh ishullin Manhattan me bashkinë më të populluar të Nju-Jorkut, Brooklyn.

1999 – Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, Holandë, padit Sllobodan Millosheviqin dhe katër të tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

2002- Rusia dhe SHBA nënshkruajnë Traktatin e Moskës.

2014- Tërmet me magnitudë 6.4 në detin Egje, mbetën të lënduar 324 persona.