Kuriozitet

Kafshë shtëpiake, në garë për fotografinë më qesharake

Së fundmi ka filluar një ide e re për fotografimin e kafshëve shtëpiake në momente qesharake.

Kjo është hera e parë që po organizohet në Britani të Madhe “Çmimi për Fotografinë Qesharake të Kafshëve Shtëpiake” dhe deri më tani duket se janë kapur shumë momente qesharake të kafshëve të tyre shtëpiake, transmeton Koha.net.

Pronarët e kafshëve shtëpiake për fotografinë që do ta zë vendin e parë do të shpërblehen me një çmim në vlerë prej 2000 funteve. Ata që janë të interesuar mund të hynë në garë në këtë link: https://www.comedypetphoto.com/. Gara është e hapur deri më 31 maj.

Për më tepër shikoni fotografitë.

{gallery}