Kuriozitet

Greta Thunberg e ndërron emrin në Twitter dhe e bën Sharon, arsyeja është qesharake

Aktivistja që tashmë u bë emër i njohur në gjithë botën, Greta Thunberg, në veçanti për ndryshimet klimatike, e ka ndërruar emrin e saj në rrjetin social Twitter, në Sharon.

Por arsyeja pse e ka bërë këtë del të jetë qesharake.

Para pak ditësh, në BBC qe e ftuar Amanda Handerson e cila gjatë pyetjes që ia bëri gazetari se “kush është aktivistja adoleshente e njohur për ndryshimet klimatike”, ajo duke mos pasur ide kush është, iu përgjigj me emrin “Sharon”, transmeton Koha.net.

Duket se Thunberg e ka dëgjuar këtë sekuencë të intervistës së saj dhe menjëherë e ka ndërruar emrin në “Sharon”.

Kjo video e cila më pas është publikuar në Twitter, ka marrë mbi 6 milionë klikime.

Por gjatë ditës së sotme, Greta e ka kthyer përsëri emrin e saj të vërtetë në Twitter.

{gallery}