Kuriozitet

Egjipti në Guinnes për portretin me kafe

Foto: Reuters

Egjipti ka hyrë në librin e rekordeve “Guinnes” për portretin më të madh të krijuar nga filxhanët me kafe.

Në një ceremoni në Muzeun e Madh të Egjiptit, egjiptianët krijuan portretin e faraonit të Tutankhamunit.

Përfaqësuesi i Librit të Rekordeve, Talal Omar, ka deklaruar se portreti duhej të mbulonte 60 metra katror me qëllim që të thyhet rekordi.

E këtë e arriti Egjipti pa asnjë problem, transmeton KTV.

Organizatorët kanë thënë se realizimi i portretit ka zgjatur 12 orë.

Për këtë portret janë përdorur 7 mijë e 260 filxhanë plastikë, 65 kilogramë kafe, 1 mijë litra qumësht dhe 3 mijë litra ujë.

Për t’u përmbushur kërkesat e Guinnessit, kafeja është dashur të shpërndahet te të gjithë punëtorët e Muzeut.