Kuriozitet

Skena epike e “luftës me topa bore” e xhiruar me iPhone nga regjisori i filmit “John Wick”

Regjisori i famshëm, David Leitch, ka bërë një reklamë për Applen ku me iPhone 11 Pro ka xhiruar një skenë shumë epike dhe mbresëlënëse të luftës me topa bore.

Leitch është i njohur për filmat e njohur si “John Wick” dhe “Deadpool 2”, kështu që mund të thuhet se ai di disa gjëra rreth skenave të luftës, shkruan ubergizmo, transmeton Koha.net.

Me këtë reklamë, tregohet se sa i mirë është iPhone kur bëhet fjalë për bërjen e videove. Po ashtu, vlen të përmendet se smartfonët e kohëve të fundit mund të bëjnë videot në rezolucion mjaft të lartë.

Shikoni videon.