Kuriozitet

Transgjinorja 63-vjeçare që u reziston fyerjeve

Descriptive Text

Liu Peilin fillon ditën e saj të zakonshme duke bërë grim.

Gjatë rrugës për në dyqan, çdo mëngjes kalimtarët ia ngulin sytë.

63-vjeçarja është bërë e njohur jo vetëm në fshatin ku jeton, por ka marrë famë kombëtare në Kinë.

Në vitin 2012, një video e Liut tek shihej e veshur si grua, u bë cak i shumë ngacmimeve të qytetarëve kinezë.

Liut i ka pëlqyer që të vishet si grua qëkur ishte fëmijë, por nuk filloi të bartte këto rroba derisa mbushi të dyzetat.

“Në atë kohë nuk na lejohej që të visheshim si gratë për shkak të shoqërisë. Prandaj më është dashur që të marrë në konsideratë faktorët shoqëror. Kështu, ndjenjën se jam grua e kam varrosur thellë në zemër”, ka thënë Peilin, transmeton emisioni “Reciklim” i KTV-së.

Për shkak të vëmendjes që mori, Liu ka rënë në kontakt me komunitetin që i përket.

Në fillim të vitit 2018, ajo u largua nga apartamenti pasi pronari vendosi t’ia shtrenjtonte qiranë, por një shok artist e ftoi t’i bashkohej në një fshat të afërt.

Ani pse nuk e ka jetën e përkryer, ajo vazhdon të përballet me diskriminim dhe shikime të çuditshme nga njerëzit.

“Të gjithë e dimë se nuk është person i keq... disa njerëz nuk e njohin dhe mendojnë se është i çmendur”, ka thënë Lin, një banor i fshatit.

Lio mbetet e papunësuar dhe dëshiron që të kryejë operacionet e nevojshme për t’u shndërruar krejtësisht në grua. E vështirësitë e jetës i shkruan në ditarin e saj.