Kuriozitet

Rekord në ankand, tabloja e piktorit Basquiat shitet për 110,5 milionë dollarë

New York, 20 maj – Ankandi “Arti Bashkëkohor” i shtëpisë së Ankandit Sotheby's në New York u karakterizua me piktorin Jean-Michel Basquiat, i cili humbi jetën në moshën 27-vjeçare për shkak të drogës.

Vepra “Pa emër” e artistit amerikan me ngjyrë, me prejardhje nga Haiti dhe Porto Riko dhe lindur në New York, në vitin 1982, për 10 minuta nga çmimi 57 milionë dollarë arriti dhe u shit me çmim prej 110,5 milionë dollarë.

Vepra më parë, në një ankand të vitit 1984 ishte blerë nga koleksionisti Jerry ve Emily Spiegel për 19 mijë dollarë.

Veprën ka blerë biznesmeni japonez 40 vjeçar Yusaku Maezawa, i cili në një ankand të vitit 2016 në New York , kishte dhënë 57,3 milionë dollarë dhe kishte bërë që artisti të arrijë në rekordin e ri të tij.