Në Britani, të gjitha cigaret në pako me ngjyrë të gjelbër

Në Britani, të gjitha cigaret në pako me ngjyrë të gjelbër

19 maj 2017 18:28

Rregullat rigoroze për cigare në Britani të Madhe do të fillojnë të zbatohen nga e diela, në përpjekje për të shtyrë njerëzit që të braktisin pirjen e duhanit.

Sipas ligjit të ri, të gjitha cigaret do të shiten në pako të standardizuara me ngjyrë të gjelbër, të cilën studiuesit më herët e përshkruan si “ngjyrën më të keqe në botë”.

Vendimi që pakot të jenë me ngjyrë të gjelbër është ndërmarrë me qëllim që njerëzit të heqin dorë nga pirja e duhanit, shkruan gazeta britanike Independent. Faza e parë e standardizimit të pakos së cigareve ka nisur majin e kaluar, por kompanive u ishte dhënë afat edhe një vit që të shesin rezervat dhe të zbatojnë ligjet e reja.

Vlerësohet se nga pirja e duhanit në vit vdesin 700 mijë njerëz.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme