Binjaket përgatiten për të festuar nesër ditëlindjen e 100-të

Binjaket përgatiten për të festuar nesër ditëlindjen e 100-të

19 maj 2017 13:53

Dy binjake nga Brazili, Maria Pignaton Pontin dhe Paulina Pignaton Pandolfi, nesër do të festojnë ditëlindjen e tyre të 100-të.

Camila Lima, është fotografja nga Brazili e cila ka dëgjuar për binjaket dhe ka vendosur të ju bëjë befasi për ditëlindje një fotosesion, transmeton Koha.net.

Kohën prej 2 orësh që ka kaluar duke iu bërë fotografi, ajo ka thënë se është ndjerë sikur të kalojë kohë me dy adoleshente.

Lima, 28 vjeçare ka thënë se përveç fotografive, ajo është marrë edhe me rregullimin e flokëve të tyre, grimin, dhe rregullimin e ambientit përreth, thuajse i tëri me lule.

Pandofili është nënë e gjashtë fëmijëve, 19 nipave e mbesave, e 16 stër-nipave e mbesave. Ndërkaq Pontin është nënë e pesë fëmijëve, 12 nipave e mbesave dhe 7 stër-nipave e mbesave.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme