10 aeroportet më të mira në Evropë

10 aeroportet më të mira në Evropë

19 maj 2017 11:41

Kërkesat e udhëtimeve ajrore në Evropë është duke u rritur me një ritëm mbresëlënës dhe nevoja për aeroporte të klasit botërorë është duke u rritur po ashtu, transmeton Koha.net.

Revista kryesore e aviacionit Skytrax ka publikuar rezultatet e saja vjetore për çmimin e aeroporteve më të mira botë, ku përfshihet edhe lista e aeroporteve më të mira në Evropë.

Ranglista e revistës Skytrax është i bazuar në përshtypjet e afër 14 milionë pilotëve nga 105 shtete.

Më shumë se 550 aeroporte kanë qenë të përfshirë në këtë garë, ku mbulohen 39 shërbime dhe parametra të performancës. Në këta parametra janë rehatia në objekte, vendndodhja e tualeteve dhe aftësitë gjuhësore të stafit të aeroporteve.

10 Aeroporti Cologne Bonn - Gjermani – 10.3 milionë pasagjerë në vit

9 Aeroporti i Hamburgut – Gjermani – 16.2 milionë pasagjerë në vit

8 Aeroporti Internacional i Vjenës – Austri – 22.8 milionë pasagjerë në vit

7 Aeroporti i Helsinkit – Finlandë – 20.1 milionë pasagjerë në vit

6 Aeroporti internacional i Kopenhagës – 26.6 milionë pasagjerë në vit

5 Aeroporti i Amsterdamit Schiphol (AMS) – 63.4 milionë pasagjerë në vit

4 Aeroporti i Frankfurtit – 60.8 milionë pasagjerë në vit

3 Aeroporti London Heathrow (LHR) – 75.7 milionë pasagjerë në vit

2 Aeroporti i Cyrihut – 27.7 milionë pasagjerë në vit

1 Aeroporti i Munihut – 42.3 milionë pasagjerë në vit

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme