Kuriozitet

19 maji ndër vite

19 maji është dita e 139-të e vitit në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e premte.

Më poshtë, mund të lexoni disa ngjarje të cilat bënë histori e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme, transmeton Koha.net.

1051- Martohet Henry I i Francës bashkë me Anne Boleyn.

1568- Mbretëresha Elizabeth I e Anglisë urdhëron arrestimin e Marisë, mbretëreshë e Skocisë.

1643 – Gjiri Masaçusets, Plymouth, Konektikat dhe Neë Harbor formojnë Koloninë e Bashkuar të New England.

1662 – Në Angli hyri në fuqi Akti i Uniformitetit që përcakton formën e lutjeve fetare publike

1780 – New England mbulohet nga një errësirë thuajse e plotë në mesditë, ndërkaq shkaqet kanë mbetur të panjohura.

1795 – Në Arundel, Maryland, SHBA, lindi Johns Hopkins. Që kur ishte 17 vjeç ai hapi një dyqan ushqimesh, mbi këtë sukses u rrit duke u bërë tregtar, biznesmen, sipërmarrës, investitor, milioner dhe filantropist.

1802 – Napoleon Bonaparti krijon “Urdhrin e Nderit”, dekorata më e lartë në Francë. Motoja e këtij urdhri është “Nder dhe Atdhe”.

1919 – Mustafa Kemal Ataturku pushton tokat në Samsun, Anatolia në bregun e Detit të Zi, duke filluar atë që u quajt më vonë Lufta Turke e Pavarësisë.

1935 – Autori dhe ushtaraku britanik T. E. Laërence, i njohur si “Laërence of Arabia”, vdiq nga plagët në një aksident me motor.

1943 – Berlini shpallet qytet pa asnjë hebre; ata ishin dëbuar, burgosur, internuar apo vrarë nga nazistët.

1960 – Parlamenti i Belgjikës kërkon një ditë pushimi në javë për të vetëpunësuarit.

1962- Presidenti amerikan John F. Kennedy feston ditëlindjen e tij në Madison Square Garden, me ç’rast Marilyn Monroe interpreton “Happy Birthday”.

1982 – Sofia Loren burgoset në Napoli për shmangie taksash. Aktorja e njohur italiane doli nga burgu i grave me vendim të gjykatës, pasi kreu 17 ditë të dënimit prej 30 ditësh.

1995 – Indiano amerikani Balamurali Ambati, 17 vjeç, diplomohet për mjekësi duke u bërë mjeku më i ri në botë.

2012- Një makinë bombë shpërthen pranë një kompleksi ushtarak në Siri, ku mbetën të vdekur nëntë persona.

2016- Egyptair Flight 804 bie në Detin Mesdhe derisa ishte duke fluturuar nga Parisi në Kajro. Me këtë rast të gjithë pasagjerët në bord kanë vdekur.