Kuriozitet

Princesha e Japonisë do të humbë statusin mbretëror në emër të dashurisë

Një pjesëtare e familjes mbretërore të Japonisë, princesha Mako, do të dorëzojë statusin e saj mbretëror, duke u martuar me një njeri të zakonshëm.

Mbesa e madhe e perandorit Akihito do të martohet me Kei Komuro, punonjës në një firmë ligjore.

Mako, 25 vjeçe, dhe Komuro, po ashtu 25 vjeç, janë takuar në vitin 2012 në një restorant, derisa të dy studionin në Tokio.

Ligji perandorak i Japonisë kërkon që një princeshë të largohet nga familja mbretërore nëse martohet me një person të zakonshëm.

{gallery}