Kuriozitet

Zbulohet ujë alien në sistemin tonë diellor

Descriptive Text

Mund të ketë gjurmë uji alien në trupin e kometës “21/Borisov” që hyri në sistemin tonë diellor në muajin gusht, e po mbikëqyret me kujdes nga shkencëtarët.

Nëse konfirmohet, zbulimi do të ndihmojë ekspertët të kuptojnë sesi “udhëton“ uji mes trupave qiellorë.

Këtë zhvillim e kanë pohuar vetë astronomët e NASA-s në një studim që pritet të botohet tani shpejt. Për të analizuar dritën e reflektuar nga kometa, studiuesit përdorën një teleskop 3.5 metra nga observatori Apache Point, në New Mexico; në 11 tetor ata identifikuan në spektrin e dritës atë që duket si gjurmë e qartë oksigjeni, transmeton ‘Shqip’ shkrimin.

Dhe megjithëse kometat mund të prodhojnë oksigjen në mënyra të ndryshme, astronomët pretendojnë se shpjegimi më i besueshëm është se oksigjeni rrjedh nga ndarja e ujit në hidrogjen dhe oksigjen.

Në kometë, uji do të ishte i pranishëm së bashku me cianurin e identifikuar që më parë, e kjo në proporcione të njëjta me ato të vëna re në kometat e Sistemit Diellor.

Astronomët presin të jenë në gjendje të vëzhgojnë gjurmë më të dukshme të ujit në javët e ardhshme, kur kometa t’i afrohet më shumë Diellit : nxehtësia do të rrisë shkrirjen e bërthamës së saj të akullt e për rrjedhojë, edhe emetimin e gazit dhe pluhurit.