Kuriozitet

Shkencëtarët gjejnë prova për një univers paralel

Descriptive Text

Në errësirën e pafundme të gjithësisë është e vështirë të mendohet se njerëzimi është i vetëm, por shkencëtarët kanë gjetur prova për një univers paralel.

Ata besojnë të kenë gjetur prova për ekzistimin e një prej universeve të pafundme të cilat mund të kenë shumë versione të vetvetes.

Kjo do të thotë se në një univers ju mund të jeni president i Amerikës, por në një tjetër mund të jeni i bërë nga xhelatina.

Një studim i ri ka gjetur një “hapësirë të ftohtë” e cila mund të përmbajë shumë realitete.

Për vjet me radhë, shkencëtarët janë mahnitur nga kjo “hapësirë e ftohtë”, e cila llogaritet të jetë larg 1.8 miliard vjet.

Hulumtuesit më parë kanë thënë se kjo hapësirë është e ftohtë pasi mund të përmbajë 10 mijë galaktika, krahasuar me regjionet tjera të hapësirës.

Image