Kuriozitet

22 mijë dollarë për ta kthyer fshatin e humbur në një zonë turistike

Pelangi, një fshati i vogël në Indonezi është kthyer në një shfaqje mahnitëse me ngjyra të ndezura dhe dizajnë të çuditshme. Fillimisht ai ishte një fshat me ngjyra të hirta dhe dukej shumë i varfër.

Për këtë investim qeveria akordoi një shumë prej 22 mijë dollarësh, duke e kthyer fshatin nga një lagje të varfër, në një zonë mjaft të pëlqyer. Në total janë lyer 231 shtëpi, duke përdorur edhe imagjinatën dhe qëllimi ishte që të përdoreshin ngjyra të ndezura.

E gjithë kjo i ka dhënë fshatit një impuls të vërtetë dhe brenda një kohe të shkurtër fshati është populluar nga turistët. Bizneset e zonës po shohin një rritje të ekonomisë sepse po shesin më shumë suvenire, ushqime apo çdo gjë tjetër që prodhohet në këtë fshat.

{gallery}