18 maji ndër vite

18 maji ndër vite

18 maj 2017 09:00

18 maji është dita e 138-të në Kalendarin Gregorian.

Këtë vit, kjo ditë shënon në ditën e enjte, transmeton Koha.net.

Më poshtë do të lexoni disa ngjarje të cilat bënë histori, ngjarje që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1848- Në Frankfurt, Gjermani, u bë hapja e Asamblesë Kombëtare për herë të parë.

1951- U miratua rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me Palestinën.

1969- Është nisur Apollo 10

1977- Dita Ndërkombëtare e Muzeve zhvillohet çdo vit më 18 Maj. Kjo ditë është krijuar nga ICOM (International Council of Museum - Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdon të gëzojë popullaritet prej 37 vjetësh.

1852 – Masaçusets vendos që të gjithë fëmijët e moshës shkollore duhet të shkojnë detyrimisht në shkollë.

1860 – Në kuvendin në Çikago, Partia Republikane emëron Abraham Linkolnin si kandidat për president.

1944 – Bashkimi Sovjetik fillon dëbimin nga Krimea të më shumë se 200 mijë tartarëve të akuzuar për bashkëpunim me nazistët gjermanë.

2015- Në Salgar, të paktën 78 njerëz mbetën të vdekur nga rrëshqitja e tokës nga shirat e dendura.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme