Kuriozitet

Pozhegu përfundon mozaikun e Rita Orës

Alkent Pozhegu nga Gjakova ka përfunduar mozaikun me fytyrë të Rita Orës, mozaik i cili është punuar krejtësisht me fara.

Pozhegu ka treguar për Koha.net se me këtë mozaik, ai pretendon të futet në Guinness.

Mozaiku është punuar krejtësisht me fara të llojit misër, grurë, fara të luleve të diellit dhe fasule, e gjithsej i janë dashur 2,000 kg fara.

Përveç fytyrës së Rita Orës, në mozaik është edhe emri i saj.

Pozhegu ka filluar mozaikun gjatë ditës së djeshme, e për këtë i janë dashur 11 orë për ta përfunduar. Ai ka bërë të ditur se punën e ka nisur në orën 09:00 në mëngjes deri në 20:00 në mbrëmje, në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

Për punën e tij ka qenë në dijeni edhe Rita Ora.

Pozhegu ka bërë të ditur për Koha.net se ka qenë vazhdimisht në kontakt me babanë e Rita Orës, të cilit i ka dërguar fotografi të mozaikut.

“Rita është impresionuar me punën time, sigurisht i ka pëlqyer shumë”, ka thënë ai.

Pozhegu ka treguar se për këtë mozaik ka dy vite që është përgatitur, e puna e tij tani ka përfunduar.

{gallery}