Kuriozitet

Qeni shpëton beben e varrosur për së gjalli

Një qen ka shpëtuar një foshnje e cila ishte e varrosur për së gjalli afër disa shkurreve në një qytet në Kinë.

Mediat kineze kanë raportuar se qeni kishte nuhatur erën e bebes dhe kishte gropuar për ta gjetur atë. Foshnja një muajsh menjëherë është dërguar në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Rasti ka ndodhur më 6 maj në Chongqing, komunë në jugperëndim të Kinës, raporton Pear Video.

Pronarja e qenit, Yang Jiali, po e kërkonte qenin, i cili po groponte afër shkurreve.

Yang ka thënë se qeni po groponte diçka në tokë. Pastaj ka parë beben në gropë, transmeton Koha.net.

Sipas doktorit An Yue, foshnja kishte temperaturë të ulët dhe rrahje të ngadalshme të zemrës në momentin që e sollën në klinikë.

Image