Kuriozitet

Cilat gjuhë mësohen më së shumti në vendet e BE-së

Gjuha angleze vazhdon të jetë gjuha e huaj më e popullarizuar e cila mësohet në vendet e Bashkimit Europian, thonë të dhënat e Eurostatit.

Sipas atyre të dhënave, në vitin 2017 rreth 89 për qind e nxënësve kanë mësuar gjuhën angleze në klasat e ulëta të shkollave të mesme, përcjell Koha.net.

Pas gjuhës angleze, vjen gjuha frënge me 33,4 për qind, pastaj ajo gjermane me 23,3 për qind dhe gjuha spanjolle me 16,9 për qind.

Megjithatë, në disa vende anëtare të BE-së, pos gjuhës angleze mësohen po ashtu edhe gjuhë të tjera të huaja.

Për shembull, më shumë se 50 për qind e nxënësve mësojnë gjuhën frënge në klasat e ulëta të shkollave të mesme në Irlandë, Itali, Holandë, portugali, Rumani dhe në Qipro, transmeton Koha.net.

Gjuhën gjermane e mësojnë më shumë se gjysma e nxënësve në Danimarkë dhe Poloni, ndërsa spanjisht mësojnë pak më shumë se gjysma e nxënësve të kësaj moshe në Francë.

Në vendet anëtare të BE-së gati të gjithë nxënësit e klasave të ulëta të shkollave të mesme mësojnë dy e më shumë gjuhë të huaja.