Kuriozitet

I propozon të dashurës me unazën që e mbante për një vit

Clever Terry, nga Australia, i ka propozuar të dashurës së tij me unazën për fejesa të cilën ajo e mbante për një vit të plotë. Do të pyesni si është e mundur një gjë e tillë.

Terry ka blerë një unazë vitin e kaluar të cilën ai mendonte se do ta pëlqente e dashura e tij Anna, por ende nuk ishte i gatshëm që t’i propozonte, transmeton Koha.net. Andaj, ai ka bërë një qafore nga druri për Annën në brendësinë e të cilës ka fshehur unazën për fejesë.

Image

“Gjithmonë më ka pëlqyer ideja e të dhuruarit dikujt një dhuratë për të cilën ata nuk do e dinin se ka vlerë të vërtetë”, ka thënë Terry për Metro, tabloidin britanik. “Po ashtu, unë doja që të filloj të merrem me gdhendje të drurit”.

Terry i dhuroi Annës qaforen në përvjetorin e tyre të parë. Asaj i pëlqeu shumë, dhe e mbante atë çdo ditë. Por, Terry shqetësohej se e dashura e tij mund ta kuptonte se kjo qafore është thjeshtë një lëvizje e “rrezikshme”.

“Ishin disa raste në të cilat isha me të vërtetë i shqetësuar. Në një rast, mendova se ajo mund t’ia shiste qaforen një farkëtari në një treg por fatmirësisht kjo nuk ka ndodhur”, shtoi ai.

“Momenti më i madh i panikut, më ka kapur kur kemi shkuar te sigurimi i aeroportit për herë të parë. Kam menduar faktin se mund t’i kërkojnë Annës ta vendos qaforen për kontrollim me X-Ray, gjë që do ta kthente këtë moment në një propozim te sigurimi i aeroportit”, tha Terry, transmeton Koha.net.

Askush nuk e do propozimin në aeroport.

Fatmirësisht, ky moment tejkaloi dhe plani i Terryt dhe unaza mbetën sekret.

Image

Deri në këtë muaj, çifti udhëtoi në kështjellën Smoo, në Skotlandë – vendin të cilin të dytë donin që ta vizitonin qe një kohë. Terry i kërkoi Annës qaforen për ta fotografuar afër disa gurëve dhe në atë moment ai e hapi atë [qaforen] me një thikë dhe unaza është ekspozuar.

Anna ishte shumë e kënaqur dhe e gëzuar.

“Ajo qëndroi e shtangur për disa sekonda, duke u përpjekur që të zbulonte se çfarë po ndodhte”, ka thënë Terry. “Kur i propozova, ajo tha po. Por, jo pa ndonjë reagim”.

“Pasi ajo është qetësuar, papritmas u ndal së lëvizuri, më shikoi dhe më tha ‘Prit... unaza ishte brenda në qafore tërë kohën?! Mund ta humbisja atë idiot i dreqit!’”, tregoi Terry. “Ishte një moment i përzier mes lumturisë dhe zemërimit!”.