Kuriozitet

Një grua shpëton rreth 100 qenë endacakë nga uragani në Bahama

Chella Philips nga Bahama mbijetoi nga uragani Dorian në kryeqytetin Nassau, e rrethuar nga afro 100 qenë endacakë që ajo i shpëtoi nga stuhia.

drejton një strehë qensh endacakë dhe ajo i solli kafshët në shtëpi gjatë stuhisë.

Ajo postoi fotografi të qenve dhe shkroi se në shtëpinë e saj kishte 97 qenë endacakë.

Rreth 79 u fshehën në dhomën e gjumit të saj. Phillips thekson se qentë janë me shpirt të mirë dhe u binden "rregullave të shtëpisë", transmeton KosovaPress.

Shtëpia e saj u barikadua para se ishulli të goditej nga stuhia e dytë më e fortë në histori.

Pasi jeta të kthehet në normalitet, qëllimi i saj është gjetja e shtëpive të qenve. Uragani Dorian tani po lëviz në veri me erëra më të dobëta. Shtatë vetë vdiqën në Bahama gjatë stuhisë, por autoritetet kanë frikë se numri është më i lartë.